Aktualitet

Piktori i njohur: Parashqevi Simakun e kam pasur në klasë për 2 javë, pastaj u zumë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:22 - 01/10/22 |
Opi Nion

Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, ishte ftuar një panel për të diskutuar rreth dasmave, kur kanë qenë më të bukura dikur, apo ditët e sotme. Gjatë emisionit, biseda mori e një rrjedhë tjetër, ku piktori i njohur Helidon Haliti ka treguar se e ka pasur në klasë për dy javë të famshmen Parashqevi Simankun.

Helidon Haliti: Parashqevi Simakun e kam pasur në klasë për dy javë pastaj u zumë.

Rudina Magjistari: Na trego ndonjë gjë që nuk dimë për Parashqevi Simakun.

Helidon Haliti: Kur bënim zbor, e kapi 3 herë 10-tën. Kishte shënjestër se ne kemi bërë dhe zbor. Kam edhe diçka tjetër. Një herë ajo ecte para meje, ne mësimet e përgjithshme i bënim bashkë dhe i them unë, ke qenë nga liqeni mbrëmë se e pashë që i kishte këpucët me baltë.

Rudina Magjistari: Kur e ke pasur në klasë Parashqevinë?

Helidon Haliti: Unë kam filluar në ’89 dhe e kam pasur në ato që quheshin Histori Partie, Filozofi, Gjuhë të huaja në Akademinë e Arteve.

Rudina Magjistari: Ka qenë aq e bukur sa e shohim në ekran?

Helidon Haliti: Ka qenë shumë e bukur.

Pas