Kronikë

Pezullim të lejeve të drejtimit dhe gjoba,Policia publikon ndëshkimet e fundjavës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 23/05/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore ka bërë bilancin e ndëshkimeve të drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor gjatë fundjavës.

Sipas autoriteteve, në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi  dhe  janë vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për qarkullim me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h. Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë.

Përgjatë ditës së diel, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h.

Në aksin rrugor Thumanë – Milot  janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara.  Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative.

Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Pas