Bota

Kim Jong-un sfidon Covid-19, shfaqet pa maskë në një funeral



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 23/05/22 |
Opi Nion

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po sfidon Covid-19 duke thyer edhe rregullat e vendosura nga ekspertët e tij për luftimin e pandemisë.

Në pamjet e transmetuara nga televizioni publik KRT, ai shfaqet duke mbajtur një arkivol gjatë një funerali, por nuk mban maskë mbrojtëse në fytyrë.

Diktatori po i jepte lamtumirën e fundit një zyrtari të lartë të ushtrisë popullore koreane gjatë një ceremonie të mbajtur të dielën. Në pamjet e publikuara, Kim Jong-un, merr pjesë edhe në procesin e përcjelljes për në banesën e fundit dhe madje mbulon arkivolin duke hedhur dhe me duar, teksa refuzon të përdorë lopatën.

Koreja e Veriut po përjeton një periudhë të rëndë në pandemisë koronavirus, me mbi 2 milionë raste të dyshuara dhe dhjetwra viktima. Vendi komunist ka një mungesë të theksuar të medikamenteve anti-virale dhe është totalisht i pavaksinuar.

Pas