Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

2025/07/04 at 8:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së.


Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë – i cili nuk punon por i nevojitet energjia elektrike për ta mbajtur të ftohtë lëndën bërthamore – është duke u furnizuar me energji tani përmes gjeneratorëve me naftë, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

IAEA-ja ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një katastrofe në Zaporizhja, pasi ky central bërthamor ndodhet pranë vijës së frontit në luftën në Ukrainë.

Që të gjashtë reaktorët e centralit janë të fikur, por lënda bërthamore brenda tyre ka ende nevojë për ftohje të vazhdueshme, gjë që kërkon furnizim të vazhdueshëm me energji

“Centrali bërthamor i Ukrainës (ZNPP) humbi të gjithë furnizimin me energji nga jashtë në orën 17:36 sot. Hera e nëntë gjatë konfliktit ushtarak dhe hera e parë që nga fundi i vitit 2023”, tha IAEA në X.

“Aktualisht, ZNPP-ja mbështetet në energji e siguruar nga gjeneratorët emergjentë me naftë. Kjo thekson gjendjen jashtëzakonisht të rrezikshme të sigurisë bërthamore”, tha ajo.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galuschenko, shkroi në Telegram se një sulm rus kishte shkaktuar ndërprerjen e energji në centralin e Zaporizhjas.

“Armiku goditi linjën e energjisë që lidh centralin [bërthamor Zaporizhja], i cili ndodhet përkohësisht nën pushtim, me sistemin energjetik të integruar të Ukrainës”, tha ai.

As IAEA dhe as menaxhmenti i vendosur nga Rusia në central nuk dhanë fillimisht ndonjë arsye për ndërprerjen e energji .

“Arsyet për shkëputjen janë duke u sqaruar. Pajisjet në central janë në një gjendje të sigurt dhe nën kontrollin e stafit. Nuk janë vërejtur shkelje të kushteve të sigurisë”, tha menaxhmenti i vendosur nga Rusia. /REL



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
Para
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

Vendi "digjet" nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
















TE FUNDIT

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
13 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili...

Lexo më shumë

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
13 Korrik, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste. Në një deklaratë me shkrim...

Lexo më shumë

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e...

Lexo më shumë

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
13 Korrik, 2026

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}