Kryesore

Peticioni për rindërtimin, Aleanca për Teatrin shkon në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 23/05/20 |
el ida

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon protestën e radhës në Shkodër para Teatrit Migjeni.

Aleanca kishte paralajmëruar se do të shkojnë qytet më qytet për të mbledhur firmat për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht’ para teatrit Migjeni, janë mbledhur aktivistë dhe artistë të Aleancës për Teatrin, si dhe qytetarë të tjerë që u sensibilizuan për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë por dhe për të firmosur peticionin.

Një ditë me parë Aleanca ishte në Durrës përpara Pallatit të Kulturës, ku zhvilloi një tubim sensibilizues dhe ku, po ashtu u mblodhën firma për peticionin për rindërtimin e teatrit./Opinion.al

Pas