Aktualitet

Ndërtoi pa leje, gjobë dhe procedim penal ndaj pronarit të resortit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 23/05/20 |
el ida

Një tjetër subjekt është gjobitur në zonën e Drymadës, Himarë.

Sikurse njofton policia, ky subjekt privat ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Kështu, Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur me 2 500 000 lekë resortin në pronësi të shtetasi A.K, si dhe ka nisur procedim penal ndaj tij për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Po ashtu, IKMT ka pezulluar çdo lloj punimi të subjektit, i cili nisi punimet në pronë publike pa marrë leje dhe në shkelje të ligjit.

Një ditë më parë u gjobit me 2 milionë lekë një tjetër subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës, pasi akuzohej se kishte bërë ndërhyrje të paligjshme në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte./Opinion.al

Pas