Kronikë

I mori pronën me mashtrim dhe e shiti, arrestohet 38-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 24/10/20 |
Opi Nion

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka marrë përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve tokën një të riu.

Është vënë në pranga shtetasi me inicialet A.L, i cili, ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Policia informon se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”./ Opinion.al

Pas