Bota

“Sulm i mundshëm terrorist”, Ambasada e SHBA në Turqi pezullon shërbimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 24/10/20 |
Al Do

Një raportim për sulme të mundshme terroriste ka bërë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara të pezullojë përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët.

Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”, thuhet në një njoftim të ambasadës.

Në një komunikatë, Departamenti i Shtetit i porositi shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete.

Grupi i Shtetit Islamik dhe një grup militant kurd i jashtëligjshëm kryen sulme vdekjeprurëse në Turqi midis 2015 dhe 2017. Një grup i ekstremit të majtë gjithashtu ka shënjestruar më parë Ambasadën e SHBA-së në Ankara. /Opinion.al

Pas