Sport

Përveç lëndimit, Ronaldo e merr edhe një tjetër goditje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:07 - 30/04/16 |
b.f

Cristiano Ronaldo ka mbetur prapa në garën për Këpucën e Artë dhe Pichichi, pas lëndimit të pësuar.

Mungesën e Cristiano Ronaldos në dy xhirot e fundit në La Liga e ka shfrytëzuar jashtëzakonisht mirë Luis Suarez.

Sulmuesi uruguajan tashmë është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Evropë me 35 gola, katër më shumë se Ronaldo, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, përcjellë Lajmi.net.

Suarez gjithashtu e ndan vendin e parë sa i përket asistimeve në La Liga me Leo Messin. Të dy futbollistët e Barcelonës kanë asistuar nga 15 herë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas