Aktualitet

“Personalisht kalova një formë të rëndë”, Silva Bino apel për COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 24/10/20 |
Al Do

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino, i është drejtuar me një apel qytetarëve lidhur me COVID-19.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Bino thekson se virusi nuk e ka ndryshuar virulencën dhe se ende mund të shfaqet në forma të rënda.

Teksa kujton eksperiencën e saj me COVID-19, të cilën ekspertja thotë se e kaloi në formë të rëndë, ajo kërkon nga qytetarët të ruhen dhe të mos humbin vigjilencën.

“Covidi ekziston. Covidi paraqitet në disa forma, midis të cilave janë të format e lehta, mesatare, të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca nuk ka ndryshuar. Pra, shkalla e formave të rënda mbetet e njejtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë.

E provova vetë se ç’do të thotë të kalosh Covid në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që janë shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të mbrojnë veten e të afërmit e tyre, pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese. Shpeshherë Covidi nuk pyet.” shprehet Bino në video mesazhin e shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /Opinion.al

Pas