Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse koronavirus u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut?

2020/02/24 at 8:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse koronavirus u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut?

Padua (Italy), 22/02/2020.- Ambulances and health workers are seen outside the Padua's hospital, northern Italy, 22 February 2020. A woman of Milan's Lombardy region has died after being infected with the coronavirus, becoming the second death following that of a 78-year-old man who died on 21 February. The new wave of cases in Italy's northern regions have triggered shut-downs of shops, offices and community centers. (Italia) EFE/EPA/NICOLA FOSSELLA

152 të infektuar dhe 4 të vdekur në Itali. Mbyllen shkollat dhe universitetet në veri të vendit. Dje, në orët e mbrëmjes, qeveria miratoi një dekret për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Një dekret i dytë, me masa ekonomike për zonat e goditura, pritet në ditët e ardhshme. Mbyllen të gjitha shkollat në Italinë e Veriut. Ndalohet hyrja dhe largimi nga zonat “vatër” të virusit, të cilat administrohen nga policia, nëse është e nevojshme edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin rregullat.


Vështirësia e mjekëve për të njohur simptomat atëherë kur virusi nuk qarkullonte në Itali dhe mungesa e mbrojtjes së punonjësve të sistemit shëndetësor. Komisioneri i emergjencës, Borrelli: “Nuk është faji i mjekëve”

Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 152 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 90 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme. Të premten në mëngjes, Italia u zgjua me një ëndërr të keqe: u shënua viktima e parë nga koronavirusi – Adriano Trevisan, 78 vjeç, vdiq në spitalin Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh i shtruar.

Një rrufe në qiell të hapur, pak orë pas lajmit të rasteve të para të infeksioneve sekondare, domethënë kur personat infektohen nga të tjerë që vijnë nga vende të epidemisë në Kinë. Në 48 orë, Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Roli i spitaleve

Por përse dy rastet me koronavirus, ai në Veneto dhe ai në Lombardi, u përhapën kaq shpejt? “Pati një mungesë njohurish të punonjësve të sistemit të shëndetësisë, të cilët nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit” – komentoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli.

Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

Në spitalin e Schiavonia, ku humbi jetën pacienti i parë, deri më tani nuk rezulton i prekur asnjë punonjës i spitalit, por ai do të zbrazet, pasi pacienti i ndier qëndroi aty për dhjetë ditë. Për të dy rastet e para që humbën jetën, nuk u dyshua për infektim nga koronavirusi. Pacientit të Schiavonia, iu bë testi pak orë para se të vdiste.

“Ka pasur situata në të cilat nuk kemi arritur të njohim menjëherë simptomat e virusit” – shtoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli, i cili theksoi se nuk ishte “faji” i mjekëve, por “vështirësia” për të identifikuar simptomat.

“Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”– shpjegoi Walter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Koronavirusi nuk qarkullonte

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina.

“Manifestimet klinike të personave të shtruar ishin ato të gripit: nuk u mendua për koronavirus, thjesht për faktin sepse në Itali nuk ishte raportuar më parë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive ‘Lazzaro Spallanzani’ në Romë” – shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues në Departamentin e Shkencave Biomjekësore për Shëndetin në Universitetin e Milanos.

As protokollet për mbrojtje të veçantë për mjekët që kujdesen për pacientë të sëmurë me grip nuk vihen në zbatim dhe kjo ka ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së virusit, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor nuk ishin të mbrojtur si duhet. “Mjekët dhe infermierët janë më shumë të rrezikuar ndaj infektimit, sepse kanë një afërsi më të madhe me pacientin, pikërisht për këtë ata duhet të zbatojnë rregulla strikte” – thotë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco.

Italia (thuajse) si Kina

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor.

“Ndryshimi është që Kina nguroi pak deri sa t’ia komunikonte botës ekzistencën e një virusi të ri, ndërsa Italia i vuri në dispozicion të dhënat menjëherë” – saktëson mjeku Pregliasco. Për koronavirusin, është bërë një screening “i thelluar, pikërisht për këtë numri i të prekurve është shfaqur shpejt” – shkruan zv.ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sieri në një postim në Facebook.

Kërkuesi Fabrizio Pregliasco shton: “Nuk e përjashtoj faktin që edhe në vende të tjera të Europës të ketë po kaq raste sa në vendin tonë, edhe nëse nuk ka pasur raste serioze, mund të mos jenë kryer verifikime të sakta si te ne”./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Mbi 760 persona të prekur nga koronavirusi në Korenë e Jugut

Mbi 760 persona të prekur nga koronavirusi në Korenë e Jugut

Trump: Jam i gatshëm për marrëveshje me talibanët nëse…

Trump: Jam i gatshëm për marrëveshje me talibanët nëse...
















TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com