Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja fizike e biznesmenes nga Lazarati, zbardhet konflikti me nipin

2019/11/19 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përplasja fizike e biznesmenes nga Lazarati, zbardhet konflikti me nipin

Në media sot qarkulloi lajmi i dhunimit të një biznesmeneje nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pretendon se është dhunuar nga nipi i burrit të saj. Dhunuesi i dyshuar u shoqërua nga policia, dhe më pas u la i lirë.


Emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi mbrëmjen e sotme këtë rast dhe ka siguruar pamje ekskluzive të “dhunimit” të pretenduar të biznesmenes.

Këtë histori, emisioni “Stop” po e investigonte prej disa kohësh, pasi problematika që kulmoi sot i ka rrënjët disa vite më parë. Hajro Buzheri, kunati i biznesmenes Lavdie Buzheri, ishte emigrant në Janinë të Greqisë që prej vitit ’90.

Aty bënte punë të ndryshme krahu dhe deri në vitin 1999 kishte kursyer 30 milionë Dhrahmi, që me kursin e këmbimit sot i bien rreth 150 mijë Euro. Këto kursime i kishte mbyllur në bankën greke “NBG” në Janinë. Fatkeqësisht, në vitin 1999 Hajro Buzheri ndërron jetë si pasojë e një sëmundje në mëlçi.

Pas vdekjes së tij, zhduken edhe paratë. Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan se mund t’i kishte marrë xhaxhai i tyre Islam Buzheri në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë.

Gazetari i emisionit “Stop” udhëtoi drejt Janinës, aty ky u takua me Rigers Buzherin. Ky i fundit është njëri nga djemtë e të ndjerit. Rigersi ka shpjeguar për emisionin “Stop” se si zbuluan për mungesën e kursimeve të babait të tyre.

Rigers Buzheri: Kam një problem këtu në Janinë, një problem me bankën greke NBG, aty kemi pasur një depozitë të babait tonë i cili për fat të keq nuk jeton më që prej vitit 1999. Kemi pasur një depozitë prej 30 milionë Dhrahmi. Dhe pas disa kohësh kur ne kemi zbuluar librezën e asaj depozite kemi vënë re që këto Dhrahmi janë tërhequr pas vdekjes së babait tonë.

Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit thotë se ka qenë në dijeni të kursimeve në bankën greke “NBG” në Janinë, vetëm kur pa librezën që ato ishin tërhequr.

Bashkëshorta e të ndjerit: “Shkaku që ai humbi jetën jetën, kishte cerozë në mëlçi. Dhe vazhdoi gati 1 vit i sëmurë, kaluam në Janinë, në spital, atje humbi jetën. Dhe gjatë gjithë kohës punonte, ikte në Greqi, vinte. Punonte, në suva, çfarë t’i dilte përpara, punëtor ishte. Vinte në shtëpi, ikte prapë andej, kishte vënë Lekët në bankë. Isha në dijeni të shumës së parave që ishin në bankë. Pas humbjes së bashkëshortit, marr librezën shikoj ishin tërhequr paratë nga libreza, ishin marrë”.

Vëllai i të ndjerit, Islam Buzheri e pranon që i ka tërhequr ai 30 milionë Dhrahmi (150 mijë Euro) nga banka greke. Kjo duket në bisedën që bën me nipin Alfons Buzheri, ku pranon se ka tërhequr nga banka kursimet e babait të tij dhe nuk ia ka dhënë.

Xhaxhai Islam Buzheri: Do më falësh, që ndodhi kjo …! Më dëgjo pak me kujdes!

Nipi Alfons Buzheri: Lekët e babës tim…,lekët! Të lutem lekët e babës tim, që janë marrë nga banka! Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Këtu me mua, janë marrë lekët..

Nipi Alfons Buzheri: Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Tani, po më filmon mua?

Nipi Alfons Buzheri: Po të filmoj, pse mos të filmoj?!

Xhaxhai Islam Buzheri: Lekët, e parë e punës, janë marrë nga unë.

Nipi Alfons Buzheri: Nga ty …?! Janë marrë nga ty?

Xhaxhai Islam Buzheri: dhe kjo punë s’ka lidhje me këtë çështje.

Eksperti Arben Malaj shpjegon se vjedhja e këtyre parave nuk është më çështje administrative e bankës në Janinë, por vepër penale. Sipas tij, Prokuroria e Gjirokastrës duhet të nisë hetim se si kursimet e të ndjerit Hajro Buzheri u zhdukën nga banka greke dhe familja e tij nuk mori asgjë, por rezulton që janë tërhequr nga vëllai.

Arben Malaj: Rasti konkret tashmë është një çështje penale, fatkeqësisht midis pjesëtarëve të një familje, dhe ka vetëm një rrugë, rrugën gjyqësore. As bankat greke, por dhe po të kishte ndodhur në bankat shqiptare, nuk mundet ta ndihmonin dot palën e dëmtuar pa një vendim gjyqësor. Janë jo të pakta rastet dhe në realitetin shqiptar ku shumë familje janë futur në grindje pikërisht për mungesën e kulturës ligjore të ndarjes së pasurive të tyre, edhe kur janë gjallë, por sidomos kur personat që kanë vdekur nuk kanë lënë një testament për të qartësuar raportet e ndarjes së pasurisë së tyre. Dhe në këtë aspekt është mirë që të bëjmë një sensibilizim publik, pra media, banka qendrore, shoqata e bankave, duhet të sensibilizojnë gjithnjë e më shumë depozituesit shqiptarë, punonjësit shqiptarë, kursimtarët shqiparë, që ato që nxjerrin me aq shumë sakrificë e djersë të mos e humbasin për shkak të pakujdesive në aspektin ligjor në çdo lloj marrëdhënie që krijohet midis tyre. /Burimi Tv Klan

Etiketa: dhunelazarat


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Gjykata Kushtetuese publikon përbërjen në faqen zyrtare

Gjykata Kushtetuese publikon përbërjen në faqen zyrtare

Këshilltari i Presidentit tregon çfarë përmban video ndaj Dvoranit

Këshilltari i Presidentit tregon çfarë përmban video ndaj Dvoranit

Foto/ Aktorja u bë nënë për herë të parë, publikohet imazhi i të birit

Foto/ Aktorja u bë nënë për herë të parë, publikohet imazhi i të birit
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}