Aktualitet

Përplasen tre makina në Milot, plagosen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 19/01/20 |
Opi Nion

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në hyrje të autostradës në rrugën e Kombit në Milot.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i një prej mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit, ku bëhet e ditur se njëri prej tyre ka marrë plagë më të renda.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas