Kronikë

Lidhja me çështjen ‘’Shullazi’’, kush është kambisti që u grabit në Durrës


               Publikuar në : 18:00 - 19/01/20 |
Opi Nion

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë dhunuar një kampist, duke i marrë dhe një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit, pranë “rrotës së kuqe”, ndërsa kambisti, Naim Musai, ka deklaruar se kishte në çantë 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra para këto që ai i përdorte për këmbim valutor. Gjatë grabitjes 62-vjeçari është goditur dhe ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë.

Bëhet me dije se kambisti i cili u grabit sot në Durrës është babai i një dëshmitari të mbrojtur në çështjen ‘’Shullazi’’. Deri më tani ende nuk është e qartë nëse kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të profesionit të tij si kambist apo si një kërcënim për shkak të rolit të të birit në çështjen ‘’Shullazi.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende informacione në lidhje me autorët e kësaj ngjarje./Opinion.al

Pas