Aktualitet

Përmbytjet/ Meta: Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 22/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për mediat ka folur për situatën e përmbytjeve në vend dhe ka kërkuar nga drejtësia që të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik. Sipas tij, drejtuesit e rrjetit të energjisë kanë kryer akte të rënda korruptive që çuan në këtë situatë.

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shtoi se në një vend ku llogaridhënia është zero, referendumi është i domosdoshëm.

“Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore. Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.

Pas