Aktualitet

Shpërthim me tritol në një lokal në Librazhd



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 22/11/22 |
Opi Nion

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lokal në Librazhd.

Policia bën me dije se lënda plasëse u hodh përballë lokalit të qytetarit me iniciale Dh.K. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30.

Mësohet se, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet e policisë, janë shoqëruar disa persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Pas