Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ka patur debate mes kryetarit Basha dhe anëtarëve të kryesisë që janë shprehur kundër vendimit për largimin e Berishës nga grupi parlamentar.
Sipas informacioneve jozyrtare, deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Bujar Leskaj dhe Alban Vokshi kanë kundërshtuar vendimin e kryetarit.
“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu./Opinion.al