Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet e “Ndragheta”, Basha akuza Ramës dhe Veliajt: Të nisin hetimet

2021/01/23 at 5:49 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e “Ndragheta”, Basha akuza Ramës dhe Veliajt: Të nisin hetimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me përgjimet e publikuar në media të organizatës kriminale “Ndragheta”.


Në këto përgjime flitet dhe për flitet për abuzime me lejet e ndërtimit në Tiranë, gjë e cila ka shtyrë PD të hedh akuza ndaj krybeshkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për “News 24”, kryedemokrati tha se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, ndërsa shtoi se SPAK duhet të nis hetimet për këtë çështje.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Do doja ta nisnim bashkë këtë intervistë me zhvillim kryesor, temë e ditës, në fakt në lidhje me përgjimet e bëra nga anti-mafia italiane ku përfshihen zyrtarë të lartë të qeverisë por edhe të pushtetit vendor. Ka reaguar Partia Demokratike, ndoqëm një deklaratë nga ana e Grida Dumës, por ende nuk e kemi një koment nga kryetari i opozitës zoti Basha, ju.

Lulzim Basha: Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane. Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa i përket investimeve direkte ndërkombëtare. Pra ky është kontrasti, në vende të tjera të rajonit po hapen vende pune, po ndërtohen fabrika, po punësohen qytetarët me rroga dinjitoze ndërsa shqiptarët shohin një krizë të thellë ekonomike nga njëra anë dhe paratë e krimit të organizuar në bashkëpunim me paratë e korrupsionit qeveritar. Se ky 20% nga del? Del nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve. Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Që ajo që bën diferencën midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit pse ne kemi një krizë më të thellë ekonomike në kohën e pandemisë, pse ne kemi paketën e ulët ekonomike, pse një grusht pushtetarësh dhe një grusht njerëzish pasurohen dhe gjithë shqiptarët e tjerë po vuajnë pasojat e kësaj ekonomike ka një dhe një përgjigje dhe përgjigje është dështimi total i kësaj qeverisje. Ajo dua të them sot nga kjo studio, është një thirrje Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nis hetimin paralel me Shqipërinë. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur anti-mafia italiane zbuloi çështje tashmë të famshme, të trafikut të drogës, të përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga Anti-Mafia italiane, nga prokurorët Anti-Mafia që janë kolegët e tyre fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën SPAK-u është krijuar; për të bërë drejtësi. Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris për të gjithë shqiptarët./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaerion veliajlulzim bashandraghetapergjimet


Ju sugjerojmë

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Para
Dardha dhe Voskopoja përfshihen nga reshjet  e dëborës

Dardha dhe Voskopoja përfshihen nga reshjet e dëborës

Pjesë e ceremonisë së inagurimit të Biden, 200 ushtarë infektohen me COVID

Pjesë e ceremonisë së inagurimit të Biden, 200 ushtarë infektohen me COVID

Komunikim me drejtuesit e BE, Basha: Ndihmë në sektorin e shëndetësisë

Basha zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit
















TE FUNDIT

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
6 Korrik, 2026

FBI ka raportuar se që nga nisja e Kupës së Botës më shumë se 600 dronë që fluturonin mbi hapësirën...

Lexo më shumë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
6 Korrik, 2026

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim...

Lexo më shumë

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
6 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen...

Lexo më shumë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}