Bota

Pjesë e ceremonisë së inagurimit të Biden, 200 ushtarë infektohen me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 23/01/21 |
Opi Nion

200 ushtarë të Gardës Kombëtaretë cilët ishin pjesë e sigurisë për ceremoninë e Presidentit të ri amerikan, Joe Biden, janë infektuar me COVID-19.

Zyrtarët e lartë të mbrojtjes kanë konfimruar për mediat se numri i trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet.

Qeveria amerikane vendosi masa të pashembullta sigurie në qytet pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit, Donald Trump, më 6 janar, duke përfshirë gardhe të mbushura me tela dhe pika kontrolli të drejtuara nga Garda Kombëtare.

Ndërkohë ,në SHBA janë raportuar për të dytën ditë radhazi mbi 4,000 viktima nga koronavirusi./ Opinion.al

Pas