Rajoni

Përfundon Samiti i Sofjes, ngrihet Tregu i Përbashkët Rajonal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 10/11/20 |
Opi Nion

Përfundon Samiti i Sofjes, i zhvilluar si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkëdrejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë samit të mbajtur online u miratuan dy dokumente kryesore: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të cilat janë hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Tregu i Përbashkët Rajonal, përfshin Shqipërinë, Bosnjë & Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Mes përfitimeve që pritet të sjelli ky treg u vlerësuan: më shumë punë dhe mundësi punësimi si dhe më shumë zgjedhje me çmime më të ulëta; mundësi udhëtimi, studimi e punësimi dhe të bërit biznes në kushte më të lehtësuara e pa pengesa në rajon.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Përbashkët Rajonal, Majlinda Bregu, në fjalën e saj u shpreh: “Një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal do të fillojë nga sot me miratimin nga udhëheqësit e BP6 të CRM dhe Green Agenda (Axhendës së Gjelbër) të lehtësuar nga RCC. Në emër të RCC, unë jam e nderuar, për pjesën e punës që bëmë në formësimin e këtij dokumenti. Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por ia vlejti mundimi. Ai është një plan i bazuar në katër liritë, sikundër Tregu i Vetëm i BE-së, i forcuar me Investime, Digjitale, Industri dhe Inovacion. Qeveritë e BP6 janë autorët dhe ata që do e bëjnë realitet Tregun e Përbashkët Rajonal. Plani fuqizon lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, i mundëson komunitetit të biznesit të provojë potencialin e një Tregu të Përbashkët të bazuar në modelin e Tregut të Vetëm të BE-së, aftësimin e krahut të punës sipas tendencave të tregut të punës, zhvillimin digjital dhe inovacionin”.

Rënia e PBB-së në tremujorin e dytë të këtij viti është goditëse, në disa raste deri në -20%, kryesisht për shkak të kolapsit në turizëm. Ndërkohë që nëse hiqen barrierat ndërmjet vendeve të BE, parashikohet një rritje ekonomike me 6.7% PBB-në në rajon.

Në Samitin e sotëm morën pjesë Liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja Merkel, Ursula Von der Leyen Presidentja e Komisionit Perendimor, Presidenti Macron, Kryeministri Conte, Mitsotakis, Plenkovic, Borissov, Komisioneri Varhelyi etj.

Procesi i Berlinit, u inicua nga Kancelarja Merkel në vitin 2014, si një instrument për të nxitur bashkëpunimin rajonal, fuqizimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor (BP) si dhe për të mbështetur vendet në rrugëtimin drejt integrimin europian./Opinion.al

 

 

Pas