Rajoni

Pandemia në Kosovë/ Regjistrohen 5 viktima dhe 596 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 10/11/20 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 596 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se rastet e reja kanë dalë nga testimi i 1,559 tamponëve. Ndërsa viktimat janë regjistruar dy në Gjilan, dy në Prizren dhe një në Suharekë.

Po në 24 orët e fundit, 136 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, prej fillimit të pandemisë shkon në 25,388. Prej tyre, 773 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19  dhe 16,362 janë shëruar.

Kosova numëron 8,253 raste aktive./Opinion.al

Pas