Kryesore

Veseli në Gjykatën e Hagës: Jam tërësisht i pafajshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 10/11/20 |
Al Do

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Teksa iu kërkua nga gjykatësi për vetëdeklarimin ndaj akuzave Veseli tha:

I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe deklaroj me bindje se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

Veseli, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua më 5 nëntor dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai dyshohet për vepra penale që kanë të bëjë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999./ Opinion.al

Pas