Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, si ndahen mandatet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 28/04/21 |
Opi Nion

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Tiranës. Në këtë qark Partia Socialiste kryeson duke siguruar 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate. Ndërkohë që LSI ka arritur që të marrë 2 mandate, dhe PSD, 1 mandat.

E përkthyer në vota PS ka marrë 226,842 vota, ose 48.67%. Ndërsa PD-AN ka marrë 182,335 vota, ose 39.12% . LSI-ja ka marrë vota 27,945 ose 6.00%. PSD ka marrë 13,273 vota ose 2.85%.

Nga numërimi i votave ka rezultuar se në total në të gjithë vendin Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate./Opinion.al

Pas