Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në fshatin Dukat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 04/08/21 |
Opi Nion

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike brenda banesës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë  vënë nën kontroll flakët.

Kujtojmë se zona e Dukatit prej ditësh kanë qenë e rrezikuar nga zjarret që përfshinë Karaburunin dhe që më pas u përhapën me shpejtësi edhe drejt zonave të banuara. Ndërkohë zjarri pranë banesave tashmë është shuar, ndërkohë që situata në gadishull mbetet problematike./Opinion.al

Pas