Kronikë

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Vlorë, për çfarë dyshon policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 04/05/21 |
Opi Nion

Një anije peshkimi është përfshirënga flakët ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet nga të dhënat e policisë se rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr në anijen në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet F. S.
Zjarri ka qenë aksidental dhe siç raporton policia në anije po kryheshin riparime.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas