Politikë

Përfaqësuesi i PPE: Rama hodhi “hije të errëta” mbi zgjedhjet e ardhshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 05/10/20 |
Opi Nion

Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ka reaguar përfaqësuesi i grupit të partive popullore evropiane në Parlamentin Evropian, Michael Gahler.

Ai shprehet se kryeminsitri Edi Rama hodhi  “hije të errëta “mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gahler thekosn se mosrespektimi i marrëveshjes së  5 qershorit ndikon në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europain.

Po ashtu, Gahler i ka kërkuar Metës që të mos e dekretojë ligjin, ndërsa i bën thirrje kryeministri të rishikojë vendimin e tij.

Reagimi i plotë

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar./ Opinion.al

Pas