Aktualitet

19 të infektuar në terapi intensive,si paraqitet situata në spitalet COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 05/10/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 144

Të shëruar ne 24 orë             150

Humbje jete në 24 orë           4

Testime ditore                        912

Testime totale               93021

Raste pozitive              14,410

Raste të shëruara           8,825

Raste Aktive                  5,185

Humbje jete                      400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2695

Durrës       555

Shkodër    398

Lezhë        262

Korçë         242

Elbasan      236

Fier            225

Vlorë          184

Kukës        132

Berat           114

Dibër          80

Gjirokastër   62

/Opinion.al

Pas