-Teknologji

Përdorej nga protestuesit në Hong Kong, Apple fshin aplikacionin


               Publikuar në : 13:15 - 10/10/19 |
el ida

Apple ka fshirë një aplikacion që shfrytëzohej nga protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës, duke thënë se aplikacioni ka shkeluar rregullat e kompanisë.

Sipas Apple, aplikacioni, “HKmap.live”, është shfrytëzuar në një mënyrë të tillë që ka rrezikuar banorët, ndërsa shtoi se e ka kundërshtuar edhe më herët këtë aplikacion.

Mirëpo vendimi për ta larguar atë përfundimisht nga lista e aplikacioneve ka ardhur pasi Apple deklaroi se “shumë përdorues të shqetësuar” kanë kontaktuar kompaninë.

“Ne kemi verifikuar bashkë me Zyrën për Siguri Kibernetike të Hong Kongut dhe Zyrën për Krime Teknologjike se aplikacioni është shfrytëzuar për të sulmuar efektivët e polisë”, ka thënë Apple.

Kritikët thonë se vendimi vjen pasi Apple nuk do të prishë marrëdhëniet me Kinën. Kjo e fundit e ka kritikuar ashpër vendimin e kompanisë amerikane për të shtuar në listën e saj këtë aplikacion.

Për Apple, Kina përbën një treg të madh si për shitje, ashtu edhe për prodhimin e produkteve të saj. Vetëm në çerekun e fundit të këtij viti, Apple ka shitur 9.61 miliardë dollarë produkte në territorin kinez, duke përfshirë Tajvanin dhe Hong Kongun./Opinion.al

Pas