Kryesore

Përçarja e grupit parlamentar “Demokrat”, Lita tregon të vërtetën


               Publikuar në : 11:51 - 15/10/19 |
Al Do

Detaje të reja dalin nga ‘lufta’ për kryetar të grupit parlamentar “Demokrat” e cila duket se ka sjellë një përcarje midis 9 deputetëve. Pas deklaratave të njëpasnjëshme ditën e djeshme që konfirmonin dhe mohonin zgjedhjen e kryetarit të ri, deputeti Korab Lita doli sot në një konferencë për shtyp.

Nga Kuvendi, deputeti Lita tha se Rudina Hajdari e ka pranuar më parë tërheqjen nga posti që mbante.

“Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjorë. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit”, tha Lita.

Një ditë më parë, një grup deputetësh të opozitës parlamentare dorëzuan në Kuvend një shkresë për emërimin si kryetar të grupit parlamentar “Demokrat” të Korab Litës.

Deputetja Hajdari reagoi lidhur me këtë duke thënë se ajo vazhdon të jetë në krye të grupit parlamentar pasi sipas saj “shkarkimi nuk varet nga dëshira e disa personave” dhe se ky vendim duhet të kalojë në procesin e votimit.

I pari që u tërhoq nga firma për shkarkimin e Hajdarit ishte deputeti Halit Valteri. Vetëm një orë pasi i ishte dërguar letra e parë në Kuvend ai nisi një letër të dytë ku njoftoi tërheqjen nga firma për largimin e Rudina Hajdarit dhe paralajmëroi zhbërjen e grupit demokrat nëse merret parasysh vendosja e Korab Litës si kryetar.

Por në deklaratën e sotme Lita tha se Valteri mund ta ketë marrë këtë veprim pasi ai nuk gjeti mbështetje për tu zgjedhur kryetar i grupit parlamentar dhe shtoi se mbeten ende edhe tetë deputetë dhe grupi nuk do të shpërbëhet. /Opinion.al

Pas