Aktualitet

Flet drejtori i burgjeve: Janë porositur vrasje nga qelitë


               Publikuar në : 12:05 - 15/10/19 |
xhu lia

Drejtori i Përgjithëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka raportuar në Komisionin e Sigurisë lidhur me situatën në burgje. Gjatë fjalës së tij Ismaili u shpreh se kanë ndodhur që nga burgu të jenë porositur vrasje, raste të cilat do të raportohen në Prokurori.

Gjithashtu ai theksoi se do të implentohet sistemi 41 bis në burgje me synim masën ndëshkuese për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë.

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, – u shpreh kreu i Burgjeve.

Gjithashtu gjatë raportimit të tij Ismaili, u shpreh se një nga vështirësitë që ai ka hasur në postin e drejtuesit të burgjeve ishte pikërisht zbatimi i rregullit për telefonin dhe telefonatat e të burgosurve.

“Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatat që ata bëjnë”.

Agim Ismaili ka theksuar se në burgje vijon të ekzistojë diskriminimi brenda ambienteve të burgut, por sipas tij po punohet që diçka e tillë të marrë fund dhe të mos ketë më të burgosur “VIP”.

“Problemi i parë që kam hasur është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminimit në burgje, për t’i dhënë fund praktikës që një i burgosur ‘VIP” përdor sistemin apo për të pasur benefite, për t’i dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si gjithë të tjerët”, -u shpreh Ismaili./Opinion.al/

Pas