Aktualitet

FOTO/ Kush është “gazetari” që përndiqte vajzat


               Publikuar në : 12:14 - 15/10/19 |
Al Do

Policia në Mallakastër arrestoi ditën e sotme një 26 vjeçar që ishte shpallur në kërkim.

Sadik Sejdinaj kishte kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen A.T njofton policia. Mësohet se ai i prezantohej vajzave si gazetar dhe më pas i ngacmonte ato nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale.

Pas denoncimeve të marra policia e shpalli atë në kërkim dhe sot ai u arrestua.

Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. /Opinion.al

 

Pas