Kryesore

Përcaktohen grupet e Ligës së Kampionëve, Ronaldo dhe Mesi në një grup


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 01/10/20 |
Al Do

Është hedhur sot në Gjenevë shorti i përcaktimit të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kompeticioni më i fortë i futbollit evropian ka rezervuar sfida emocionuese për tifozët e futbollit.

Faza e grupeve do të vendosë përballë Juventusin dhe Barcelonën, kështu Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë të përballet sërish me Mesin.

Grupi A: Bajern Mynih, Atletiko Madrid, Salzburg, Lokomotiva e Moskës,

Grupi B: Real Madrid, Sharktar Donjeck, Inter, Mynshengladbah

Grupi C: Porto, Mançester Siti, Olimpjakos, Marsejë,

Grupi D: Liverpul, Ajaks, Atalanta, Mitëlljand

Grupi E: Sevija, Çelsi, Krasnodar, Renes,

Grupi F: Zenit, Dortmund, Lacio, Klub Bruzh,

Grupi G: Juventus, Barcelona, Dinamo Kiev, Ferencfaroshi

Grupi H: PSG, Mançester Junajtid, Laipzig, Bashaksehiri i Stambollit

UEFA ndau gjithashtu çmimet për lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve. Portieri më i mirë iu akordua gardianit të Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer. Nga radhët e bavarezëve ishin edhe mbrojtësi dhe sulmuesi më i mirë, respektivisht Kimish dhe Levandosvksi. Ndërsa mesfushori më i mirë u shpall Kevin de Brojn i Mançester Sitit. /Opinion.al

Pas