Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për shkarkimin e Presidentit do të pyetet dhe Komisioni i Venecias

2019/07/15 at 2:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Për shkarkimin e Presidentit do të pyetet dhe Komisioni i Venecias

Për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Komisioni Hetimor do t’i drejtohet për të dhënë një opinion dhe Komisionit të Venecias, ndërsa i gjithë procesi do të ndiqet edhe nga ekspertë të huaj.


Fillimisht është miratuar më të gjitha votat pro plani paraprak i hetimit dhe rregullorja e brendshme. Në diskutime e sipër, deputetja socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar që të merrte dhe një opinion nga Komisioni i Venecias, pasi është rasti i parë që po kërkohet shkarkimi i një presidenti.

Debatet në Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Alban Zeneli: Duhet të kemi një ekspertizë profesionale. Në Shqipëri janë të ndikuar, nëse është e mundur që ekspertët tanë ligjorë që do të japin ndihmë për këtë komision të jenë edhe të huaj që mund të asistojnë. Pasi ky komision do të dalë me një opinion më shumë politik se profesional. Mendimi im është që të jemi sa më korrekt. Një ekspert jashtë ndikimeve të politikës së përditshme, të jetë i huaj.

Ulsi Manja: Përpara se t’ia kaloj fjalën Finos kam një sugjerim. Te baza ligjore e këtij komisioni, unë propozoj që të shkohet Kodi i Procedurës Penale. Ligji për komisionet, thotë se zbatohen Kodet e Procedurës Penale. E mira është që të reflektohen.

Bashkim Fino: Duhet të kemi parasysh që është plan paraprak hetimi, po i hapim dritën jeshile si komision për të fituar hetimin. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi të drejtë që të bëjmë sugjerime. Mos të fokusohemi thjeshtë te kjo. Mendoj dhe shikoj se nuk parashikohet përcaktimi i ekspertëve. Në rregullore parashikohet eksperti vendas apo i huaj. Kjo duhet të jetë pjesë e planit paraprak të hetimit. Të caktohen ekspertë vendas apo të huaj nëse na duhen. Me ndihmën e ekspertëve do ishte mirë ta përcaktonim në planin paraprak.

Ulsi Manja: Propozimi i Zenelit mbështetet edhe nga Fino. Miratohet me konsensus që të jetë si pikë në hapat që do të ndiqen edhe marrja e ekspertizës vendase apo ndërkombëtare.

Adriatik Alimadhi: Dua që cdo gjë që kalon në komision të jetë e saktë, në procedurë nuk na fal askush që të gabojmë. Kam një sugjerim që të shtojmë dicka në lidhje me KQZ-në, për marrjen e aktit, dekretit që ka nxjerrë Presidenti nga KQZ. Të dëgjonim si e ka trajtuar KQZ-ja dekretin nga ana ligjore.

Ulsi Manja: Hap pas pak këtu bën pjesë edhe KQZ, mund të marrim dokumente apo të thërrasim anëtarët.

Alket Hyseni: Marrja e të dhënave apo dëshmive apo provave të tjera i kemi shumë të gjerë, kur të vijmë te miratimi përfundimtar do të ketë a do na duhet KQZ, pra i listojmë.

Adriatik Alimadhi: KQZ-ja duhet të jetë pjesë e thirrjes.

Alket Hyseni: Zyrtarisht ky komision duhet ti bëjë me dije që ka filluar punën dhe presidenti ka të drejtën për t’u shprehur dhe pastaj të riformulohet neni 112 i rregullores. Pra Presidenti është i detyruar…

Alban Zeneli: Ne duhet ta thërrasim në radhë të parë me dëshirën e tij, ndërsa herën e dytë pa dëshirën e vet.

Ulsi Manja: Rregullat e paraqitjes janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale. Në këtë fazë nuk besoj se duhet të ndalemi në këtë pikë.

Alban Zeneli: Objekti është të dalë në një përfundim edhe si komision se cfarë momenti e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Disa hapa deri në marrjen e vendimit përfundimtar apo thirrja e Presidentit të bëhet në mënyrë proporcionale me hapat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ulsi Manja: Miratohet plani paraprak i hetimit për certifikatën por edhe kërkesën për ekspertë të huaj.

****

Ulsi Manja: Nëse nuk përmbyllet ky komision brenda afatit të përcaktuar, 3 mujor do i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë të shtyhet afati. Varet dhe nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Ky është rasti për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë për opinion.

Alket Hyseni: Më duket mjaft interesante kërkesa, bëhet. Më mirë të bëjmë një orë e më parë.

Ulsi Manja: Komisioni hetimor do i drejtohet Komisionit te Venecias. Zonja Bushka do bëjë gati kërkesën me argumente për t’ia dërguar Kryetarit te Kuvendit, i cili ia përcjell më pas Komisionit të Venecias./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Fidanë kanabis në pyll, 9 të arrestuar. Mes tyre një polic

Fidanë kanabis në pyll, 9 të arrestuar. Mes tyre një polic

Krerët evropianët kërkojnë dialog Iran-SHBA: Mendoni pasojat e veprimeve

Krerët evropianët kërkojnë dialog Iran-SHBA: Mendoni pasojat e veprimeve

Rikthehen “The Flinstones”

Rikthehen "The Flinstones"
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}