InstaBIZ

Për çfarë është penduar më shumë Ben Affleck


               Publikuar në : 12:47 - 19/02/20 |
xhu lia

Një nga ndarjet më të komentuara në shoëbizin botëror është padyshim ajo mes çiftit të aktorëve Ben Affleck dhe Jennifer Garner. Në intervistën e dhënë kohët e fundit për mediate huaja, Affleck ka shprehur vlerësimin e tij maksimal për ish-bashkëshorten. Gjithashtu ka theksuar se nëse pendohet për diçka në jetë është pikërisht divorci.

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci. Pas problemeve ishte e vështirë ta pranoja. Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte.

Ishte viti 2015, 2016. Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”, u shpreh aktori./Opinion.al/

Pas