Kronikë

OFL për Martinaj dhe vëllezërit Kaçorri:Të deklarojnë pasurinë për 48 orë


               Publikuar në : 13:12 - 19/02/20 |
xhu lia

Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e OFL-sënjoftoi për vijimin e operacionit “Forca e ligjit”.

Në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, Ervis Martinaj person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, personit me iniciale A. Kaçorri banues në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe personit me iniciale V.Kaçorri banues në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh.

Sipas njoftimit të OFL-së këta persona brenda 4-orëve duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së, më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

Pas