Kronikë

Peqin, arrestohet personi i katërt i dyshuar për grabitjen e të moshuarve


               Publikuar në : 10:33 - 18/05/19 |
xhu lia

Ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit i dyshuari i katërt i shpallur në kërkim për grabitjen e një çifti të moshuarish më 8 maj në Peqin.

19-vjeçari me iniciale S.I dyshohet për “Vjedhjen me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”, për grabitjen në shtëpinë e një çifti të moshuarish,të cilëve iu vodhën një sasi parash, si dhe iu dha lëng paralizues.

19-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” pasi dyshohet se së bashku me 3 persona të tjerë kanë hyrë në banesën e të moshuarve dhe kanë vjedhur një sasi parash./Opinion.al/

Pas