Kronikë

Plagosen me dinamit dy peshkatarë në Sarandë


               Publikuar në : 10:52 - 18/05/19 |
xhu lia

Dy peshkatarë në Sarandë janë plagosur gjatë ditës së djeshme teksa po peshkonin në kanalin e Çukës me dinamit.

Mësohet se të plagosurit janë Ilirjan Llanaj 46-vjeç dhe Mantho Gunella 59-vjeç.

Sipas policisë dy peshkatarët  jo profesionistë janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku 59-vjeçari Gunell, i cili  ka patur plagë më lehta, ka dalë nga spitali pasi ka marrë mjekimin.

Ndërkohë mësohet se 46-vjeçari Llanaj është sjellë në Tiranë pasi ka marrë dëmtime më të rënda nga shpërthimi i dinamitit në det./Opinion.al/

Pas