Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama gënjeu në emisionin “Opinion”

2015/10/24 at 1:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama gënjeu në emisionin “Opinion”

TIRANË- Deputeti Luçiano Boçi nga selia e PD-së tha se Kryeministri Edi Rama gënjeu gjatë intervistës me Blendi Fevziun, të enjten në emisionin Opinion. “Afera me CEZ duhet të zbardhet, edhe pse Rama përpiqet ta mbyllë. Marrëveshja e famshme ka bërë që të dy palët të kenë imunitet të mos hetohen”, u shpreh ai. Më tej Boçi tha se Rama nuk e do hetimin ndërkombëtar sepse kërkon t’i vërë kapak vjedhjes së shekullit. “Çështja do të zbardhet paratë do t’u kthehen shqiptarëve”, thekson deputeti demokrat.

Boçi më pas sjell një pjesë të intervistës së Fevziut me Ramën.
Fevziu: Në raportin e studios avokatore franceze thuhet në datën 30 nëntor 2012 që duhet hapur kalëzim penal ndaj stafit ekzekutiv të CEZ dhe në marrëveshjen tuaj të 2014 nuk lejohet të hapet padi ndaj asnjërit prej pjestarëve të CEZ.
 
Rama: Po të përsëris që nuk ka asnjë kufizim. Më dëgjo me vëmëndje sepse është turp që merrni llokume këtej e bëni ballokume andej. Nuk ka asnjë kufizim. Ajo është një kontratë mirëkuptimi siç janë të gjitha zgjedhjet me marrëveshje për palët. Ndërkohë prokuroria e Shqipërisë nuk është palë. Nuk ka asnjë detyrim prokuroria nga kjo marrëveshje. Nuk ka lidhje. Çështjet penale nuk i ka në dorë as CEZ dhe as ne.

Deputeti i PD më tej publikon një pjesë të marrëveshjes së Qeverise me CEZ që fakton sipas ti të kundërtën e asaj që tha Rama në Opinion.

6.2 Midis Datës së Nënshkrimit dhe Datës së Përmbushjes, asnjë Palë nuk do të ndërmarrë hapa armiqësore, veprime apo kufizime ndaj ndonjë Pale tjetër, Dege apo të Punësuarve të saj, në mënyrë të veçantë nuk do të fillohet asnjë procedim, gjykim, arbitrazh apo procedurë tjetër nga ndonjë Palë kundër Palës tjetër, Degës apo të Punësuarve të saj.
9.5. Pa ndikuar në ndonjë detyrim tjetër të përcaktuar sipas kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë, pa u kufizuar, detyrimet për dëmshpërblim sipas nenit 7 të kësaj Marrëveshjeje, në rast se ndonjë nga Palët Shqiptare vihet në dijeni të ndonjë procedimi ligjor nga një Palë Shqiptare kundrejt Grupit CEZ i cili përbën një Pretendim Përkatës, këto procedime do të përfundohen menjëherë.
10.2. Pa cenuar nenin 15.1 më poshtë, Palët Shqiptare angazhohen që asnjë prej Degëve të tyre nuk do të ngrejë ndonjë pretendim apo do të paraqesë apo vazhdojë ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës në ndonjë juridiksion kundër Grupit CEZ.
11.2. Palët Shqiptare angazhohen që as ato dhe as ndonjë prej Degëve të tyre nuk do të nxisin apo shkaktojnë (përveç kur kërkohet me ligj) apo të asistojnë ndonjë palë të tretë për të paraqitur ndonjë pretendim apo të fillojnë apo vazhdojnë, në çdo juridiksion, ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës.
 
Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
Para
Basha- Fleckenstein: Rama mbron të inkriminuarit në shtet

Basha- Fleckenstein: Rama mbron të inkriminuarit në shtet

Make-up i Halloween, ja problemet që shkakton në lëkurë

Make-up i Halloween, ja problemet që shkakton në lëkurë

Foto/lajm : “I keni bërë blerjet për sot?!”

Foto/lajm : "I keni bërë blerjet për sot?!"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
6 Shkurt, 2026

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan...

Lexo më shumë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com