Aktualitet

PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët, Tabaku:Dorëzojmë fakte të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 28/02/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike do të padisë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, që është edhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët tha se PD do të dorëzojë fakte shtesë në SPAK për sa i përket kryebashkiakut të Tiranës,Erion Veliaj.

“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro. Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD  do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erion Veliaj”, tha Tabaku.

Sipas saj, gjatë dëshmisë te Komisionit Hetimor, Veliaj “u kap në dëshmi të rreme”.  “Cilat janë faktet e reja?! Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kopanisë që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të incenaratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj,  Taulant Tusha dhe Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshillit Bashkiak Tiranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.”, ka thënë më tej Tabaku.

Pas