Bota

Ish-presidenti i Chelsea, Abramovich ndërmjetësues në bisedimet Rusi-Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 28/02/22 |
Opi Nion

Në bisedimet që po zhvillohen aktualisht në Bjellorusi midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, po merr pjesë edhe biznesmeni rus Roman Abramovich.

Ai është kontaktuar nga Ukraina për të ndihmuar në negociata për të arritur një “zgjidhje paqësore” të konfliktit.

Ka qenë vetë zëdhënësi i miliarderit rus, i cili tha se Abramovich u kontaktua nga zyrtarët ukrainas dhe “që atëherë është përpjekur të ndihmojë”.

Abramovich  dha dorëheqjen si President i klubit të Chelse në Angli për të mos e dëmtuar atë, pasi u përmend si oligark i afërt i Vladimir Putin.  Ai mori këtë veprim për të parandaluar sanksionet ekonomike të vendosura ndaj oligarkëve të afërt me presidentin Vladimir Putin që mund të përfshinin në një farë mënyre edhe ekipin.

55-vjeçari është një nga njerëzit më të pasur të Rusisë dhe besohet se është i afërt me presidentin rus Putin./Opinion.al

Pas