Bota

OBSH: Rezervat e oksigjenit po pakësohen në mënyrë të rrezikshme në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 28/02/22 |
Opi Nion

Furnizimet jetike të oksigjenit për të trajtuar pacientët e sëmurë me Covid dhe sëmundje të tjera kritike, dhe lëndime nga lufta, janë duke u pakësuar rrezikshëm në Ukrainë, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet brenda vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, që do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

OBSH tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme,” thanë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge.

OBSH tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballeshin gjithashtu me mungesë të zeolitit – një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike./Opinion.al

Pas