Politikë

PD ngre padi penale për zgjedhjet në Roskovec: 1200 vota më shumë


               Publikuar në : 21:10 - 18/07/19 |
Al Do

Dega e Partisë Demokratike në Roskovec ka paditur anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas PD, procesi i 30 qershorit ka patur parregullsi dhe është zhvilluar në kushte paligjshmërie. Kandidatja për kryetare bashkie, Majlinda Bufi akuzohet se ka organizuar “punëtorë të saj” të cilët kanë hedhur në kutitë e votimit 1200 vota më shumë. Për këto akuza ata thonë në deklaratën e tyre se disponojnë prova nga vëzhgimet në terren ditën e zgjedhjeve.

Akuzat që PD ngre në kallëzimin penal ndaj anëtarëve të komisionit dhe numëruesve janë shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Kjo është padia e dytë që PD ka ngritur me të njëjtat akuza pas asaj të Lezhës. /Opinion.al

Pas