Sport

Neymar mes Barcelonës dhe Juventusit


               Publikuar në : 21:42 - 18/07/19 |
Al Do

Merkatoja e transfertave të futbollistëve gjatë kësaj vere është padyshim një nga më aktivet. Emri më “i nxehtë” për momentin mbetet ai i Neymar.

Braziliani është i pakënaqur te PSG dhe ka kërkuar nga klubi që ti mundësojnë një transferim këtë verë. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë ai, drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuchel.

Ajo që është më interesante është se kush do të jetë ekipi ku do të transferohet Neymar. Prej kohësh tashmë Barcelona ka bërë të ditur se kërkon të rikthejë sulmuesin në “Camp Nou”. Por deri tani propozimet e tyre janë refuzuar. Megjithatë orët e fundit është bërë e ditur se katalanasit i kanë paraqitur drejtuesve të PSG një listë me 6 lojtarë ku bëjnë pjesë Coutinho dhe Dembele. Nga kjo listë ata kanë lënë vetë parizienët të zgjedhin se kë dëshirojnë për të bërë pjesë të marrëveshjes për Neymar.

Nga ana tjetër ditën e sotme është konfirmuar gjithashtu se babai i Neymar i cili është dhe menaxheri i tij, ka udhëtuar drejt Torinos për tu takuar me drejtuesit e Juventusit. Meqenëse këta të fundit kanë rënë dakord të paguajnë për transferimin e De Light gjatë 5 viteve, atëherë i krijohet mundësia të afrojnë një emër tjetër të madh në ekip. Ylli brazilian padyshim që do të ishte një vlerë shumë e madhe në luftën e Zonjës së Vjetër për të fituar titullin e Champions League. /Opinion.al

Pas