Kronikë

Kolonjë/ Godet me thikë 50 vjeçarin, në kërkim autori


               Publikuar në : 21:18 - 18/07/19 |
Al Do

Dy persona janë konfliktuar në një lokal në Kolonjë. Si pasojë njëri ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se F.M banues në Bekovë ka qëlluar me thikë F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez. Konflikti mësohet të ketë nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës dhe armëve të ftohta.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia është vënë në ndjekje të autorit F.M si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas