Rajoni

Arratisen dy shqiptarë nga burgu i Kasandrës në Greqi


               Publikuar në : 21:56 - 18/07/19 |
Al Do

Dy shqiptarë që po vuanin dënimin për vrasje në burgun e Halkidikisë janë arratisur.

Mediat greke bëjnë të ditur se gjatë numërimit të zakonshëm të së hënës, ata nuk kanë qenë ndërmjet të burgosurve. Kjo ka vënë në alarm autoritetet greke të  cilët kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin duke lajmëruar gjithashtu pikat dalëse në kufi si aeroportet dhe doganat.

Nga policia është konfirmuar se dy të arratisurit ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe ishin të moshave 31 dhe 33 vjeç. Ndërkohë identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është bëri i ditur.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët bëhen protagonistë në arratisje nga burgjet e Greqisë. Ngjarjet më të bujshme kanë qenë ato të arratisjeve me helikopter të Alket Rizait nga burgu i Koridalos. Ai tentoi gjithashtu arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. /Opinion.al

Pas