Aktualitet

PD çon në SPAK dosjen për energjinë, Tabaku: Dëmi ekonomik 10 milionë euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 15/10/21 |
Opi Nion

Dy nënkryetarët e PD, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj depozituan padinë në SPAK lidhur me keq menaxhimin e energjisë dhe tenderat e dhënë në këtë fushë. Tabaku tha se dëmi ekonomik është 10 milion euro për një tender.

“Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.’- tha Tabaku.

Partia Demokratike në qëndrimin e saj ditët e fundit ka akuzuar se nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike, por keqmenaxhim nga qeveria dhe OSHEE .

Pas