Aktualitet

Vakancat në drejtësi/Paralajmëron kryeprokurori: Duhen masa drastike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 15/10/21 |
Opi Nion

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, në një deklaratë për mediat të dhënë këtë të premte tha se duhen masa drastike në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, ka vakanca të shumta në sistem.

Më tej ai tha se duhen masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori.

Kjo deklaratë e Çelës erdhi pas mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të zhvilluar në mjediset e “Polit të Drejtësisë”.

 

Pas