Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD çon në Kuvend nismën: Të deklasifikohen dosjet e Sigurimit në periudhën 1944-1991

2022/07/29 at 2:39 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD çon në Kuvend nismën: Të deklasifikohen dosjet e Sigurimit në periudhën 1944-1991

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat thotë se janë të vendosur për transparencë të plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.


Ndërsa informoi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.

“Ashtu siç është bërë me dije, një grup deputetësh dhe ekspertësh të Partisë Demokratike kanë punuar me përkushtim gjatë kësaj kohe për përgatitjen e një pakete ligjore që synon dekomunistizimin e plotë të vendit dhe ndarjen një herë e mirë nga e kaluara komuniste. Në këtë kuadër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një nismë ligjore për shpalljen muze kombëtar të Kampit të Punës së Detyruar të të Burgosurve në Spac dhe Kampin e Internimit Tela me Gjemba Tepelenë. Ndërsa, sot kemi depozituar një projektligj që sanksionon deklasifikimin e plotë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 1944–1991.

31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e çdo qytetari shqiptar, për të parandaluar çdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte.

Jo vetëm kaq, por në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkaktuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Në këtë kuptim, ky projektligj realizon një të drejtë thelbësore për këta individë, që është e drejta për të mësuar të vërtetën e jetës dhe familjes së tyre deri në fund. Por, mbi të gjitha ky projektligj realizon edhe një qëllim tjetër parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në të drejtën e tyre legjitime për të njohur e kuptuar historinë e afërt të paraardhësve, familjeve, të afërmve, miqve dhe vendit të tyre.

Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë, thotë filozofi spanjoll George Santayna. Zbardhja e këtyre dokumenteve do t’i shërbejë edhe kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen. Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991. Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithëaq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991.

Prandaj, ne, një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, kanë paraqitur këtë nismë ligjore, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ky projektligj është në harmoni të plotë me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe synon një zgjerim thelbësor të tij, në mënyrë që e drejta për t’u informuar të mos kufizohet vetëm tek të prekurit, por edhe cdo qytetar tjetër i interesuar. Po ashtu, ky projektligj është në harmoni me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar, vecanërisht nenin 13, paragrafi i katërt, i cili përcakton se “Në raste të vecanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.”

Për Partinë Demokratike, kjo nuk ka qenë dhe nuk është një çështje emrash, por parimesh dhe standardesh. Ne jemi të vendosur për transparencë të plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, dhe krahas dy nismave të depozituara, Partia Demokratike ka gati projektligjin për dekomunistizimin e simbolikave të diktaturës komuniste, ndërsa rrethanat diktojnë domosdoshmërinë e një nismë gjithëpërfshirë për pastrimin e plotë të administratës shtetërore dhe funksioneve të larta publike nga cdo person i lidhur me Sigurimin e Shtetit dhe nomenklaturën komuniste. Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare është një vlerë themelore e Partisë Demokratike, e sanksionuar në nenin 2 të Statutit të saj. Prandaj, është detyrimi dhe vokacioni ynë – por, edhe nevojë urgjente e shoqërisë shqiptare – të bëjmë gjithçka mundemi për realizimin e këtij misioni,-tha Çollaku.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

19 Qershor, 2026 12:14 pm
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Bota

Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

19 Qershor, 2026 12:11 pm
U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bido: Ishte grup agresiv
Politikë

U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bido: Ishte grup agresiv

19 Qershor, 2026 12:09 pm
Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar
Politikë

Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

19 Qershor, 2026 12:03 pm
Kush është negociatori që udhëheq Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
Bota

Kush është negociatori që udhëheq Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

19 Qershor, 2026 11:59 am
Zbulohet laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Zbulohet laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë

19 Qershor, 2026 11:56 am
Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit
Bota

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të digjet i gjithë Libani

19 Qershor, 2026 10:39 am
Deklarata e Trump për bisedimet me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës bruto
Aktualitet

Stabilizohet çmimi i naftës, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

19 Qershor, 2026 9:56 am
Para
Ministria ruse e Mbrojtjes: Ukraina vrau 40 ushtarë ukrainas me një bombardim

Ministria ruse e Mbrojtjes: Ukraina vrau 40 ushtarë ukrainas me një bombardim

Bie nga 20 metra lartësi gjatë punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Kroaci

Bie nga 20 metra lartësi gjatë punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Kroaci

GJKKO sekuestron prona me vlerë 13 milion euro në Lezhë

GJKKO sekuestron prona me vlerë 13 milion euro në Lezhë
















TE FUNDIT

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
19 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kishte urdhëruar sulme të fuqishme kundër Hezbollahut, grupit të armatosur libanez të mbështetur...

Lexo më shumë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
19 Qershor, 2026

Operacioni, nga Komisariati Nr. 1, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me kanosjen e djeshme, me mjet prerës,...

Lexo më shumë

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
19 Qershor, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 80 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët peshuan rreziqet e reja gjeopolitike...

Lexo më shumë

Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
19 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka bërë deklarata të forta gjatë një telefonate me emisionin “L’Aria che tira”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}