Aktualitet

GJKKO sekuestron prona me vlerë 13 milion euro në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:48 - 29/07/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar 4 prona të disa personave të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të  kundërligjshme, i kanë përfituar ato.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.

SPAK ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këto pasuri dhe nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është pranuar kërkesa.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.29, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a, dhe 334 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të  kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këto pasuri dhe nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.345 datë 28.07.2022, është vendosur :

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 8000 m2, Ishull Lezhë.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe 1148 m2, Ishull Lezhë.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 27,009.80 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.
  4. Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe totale prej 30,663.70 m2, me adresë në Mali Rencit, Lezhë.

Hetimet lidhur me këtë procedim penal vazhdojnë.

Pas