Aktualitet

Pasurinë e ke me bashkëshortin apo të ndarë? Xhaçka:Do u jepja përgjigje nëse…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 01/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i është përgjigjur akuzave të opozitës,për shpalljen e bashkëshortit të saj investitor sterategjik.

Në një konferencë për mediat në krah të kryeministrit Edi Rama, Xhaçka u pyet nga gazetarët nëse e ka pasurinë bashkë me bashkëshortin apo të ndarë. Xhaçka tha se nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta.

“Nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës, që ju ka humbur sensi politikë, të marrë vëmendjen që po merr sot, madje dhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme. Megjithatë, unë në respekt të opinionit publik e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Më bëhet qejfi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, që ky proces ka hyrë në binar institucional dhe do pres institucionet të flasin për çështjen dhe kam besim që do flasin ashtu siç duhet”, tha Xhaçka.

Pas